Departamenti Anti-Terrorit në Stamboll vuri në pranga një shtetas kosovar, të identifikuar nga mediat turke si Liridon Rexhepi, me dyshimet se është i lidhur me Shërbimin sekret izraelit, njohur si Mosad.
Autoritetet atje thonë se Rexhepi ka qënë në krye të rrjetit financiar të Mosad në Turqi.
Ai është monitoruar që prej 25 Gushtit nga shërbimet turke dhe ka rezultuar sipas raportimeve të mediave se ka bërë transferta të shumta parash për personelin e MOSAD në terren në Turqi.
Gjithashtu ndaj Rexhepit rëndojnë dyshimet se ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzim nga shërbimi izraelit i inteligjencës.
Gjatë dëshmisë së dhënë para hetuesve atje, shtetasin kosovar raportohet se ka pranuar të ketë bërë transferta, teksa është vënë në pranga në 30 Gusht me urdhër të gjykatës.
Ndërkohë autoritetet turke thonë se ky hetim ka arritur të dëshifrojë operacionet financiare të Mosad, i cili transferonte pagesa për personelin nga vende të Europës Lindore dhe veçanërisht nga Kosova.
Transferimi bëhej nëpërmjet institucioneve financiare dhe në format e kriptomonedhave.
Tv Klan