Lajme Arkiva 2003

TV Klan, tani edhe në satelit. Edhe pak ditë kanë mbetur nga finalizimi i punës për transmetimin satelitor. TV Klan është i pari televizion në Shqipëri me licencë transmetimi tokësor që do të transmetoj programet e tij edhe në satelit. Ky transmetim bëhet i mundur edhe nga nënshkrimi i kontratës me kompaninë më të madhe satelitore në Evropë Eutelsat.

Është kompania shqiptare Eutelsat që do të mundësojë krijimin e buketës satelitore shqiptare, duke u krijuar kështu mundësinë të gjithë shqiptarëve kudo në Evropë dhe më pas edhe në Amerikë, që të ndjekin në shtëpitë e tyre disa kanale Radio dhe Televizive të Shqipërisë.

TV Klan është i pari që tashmë ka konfirmuar zyrtarisht transmetimi satelitor. Kanë mbetur vetëm pak ditë nga puna për instalimin e plotë të aparaturës transmetuese satelitore, një aparaturë moderne që instalohet për herë të parë në Shqipëri.

TV Klan do të jetë tani në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve në satelitin Eutelsat W2, 40 gradë në lindje, pikërisht në atë pozicion ku transmetohej me satelitë edhe radio-televizioni shqiptar  dhe radio-televizioni i Kosovës.

Transmetimi bëhet në teknologjinë digjital 24 orë non stop. Fundi i muajit parashikohet të jetë edhe fillimi i aventurës më të re dhe njëkohësisht i projektit më të rëndësishëm të televizionit Klan, duke konfirmuar si gjithmonë sloganin “Gjithmonë i pari”./tvklan.al