Dy inspektorët e Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë do të vijojnë të qëndrojnë në burg.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës në vijimësi të hetimit dha për Gentian Elezin 29 vjeç dhe Artan Kroj 37 vjeç, masën e sigurimit personal “arrest me burg”.
Dy zyrtarët akuzohen për “korrupsion pasiv dhe aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe “shpërdorim të detyrës”.
Ata u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Durrësit pas një hetimi proaktiv 3 mujor.
Dy të arrestuarit në bashkëpunim edhe me një inspektor tjetër të shpallur në kërkim, shpërdoronin detyrën dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast. /tvklan.al