Më 21 Qershor, emisioni “Stop” transmetoi një rast korruptiv në Shkodër. Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej e lëndës “biokimi mjekësore” për 3 degët, Mami, Infermieri dhe Fizioterapi, merrnin para nga studentët, për t’i kaluar në provime.
Nga 120 studentë, 110 prej tyre ishin ngelës në lëndën e biokimisë. Ata që kishin mundësi ekonomike, jepnin minimalisht 150 Euro, për të marrë provimin.
Studenti: Në mënyrë sa më shoqërore, e kuptoj edhe ku jam, një 5.
Rektorja Suzana Golemi: Jo, jo të lutem!
Studenti: Nuk du as ju, që…
Rektorja Suzana Golemi: Jo, jo, absolutisht! Më vjen keq, se ne ndihmojmë gjithkënd.
Studenti: Atëherë, kaq kam mundësi!
Rektorja Suzana Golemi: Nuk a punë mundësie, se ne tan i nimojmë, kshuqë edhe ty të ndihmojmë.
Studenti: Qoftë dhe një 5-së! Pak janë!
Rektorja Suzana Golemi: Të lutem! Ça janë këto muhabete, a ke mundësi me i marrë? (fut zarfin nga ana e saj)
Studenti: Kaq është mundësia.
Pas transmetimit në emisionin “Stop”, u bë dhe pezullimi nga Ministria e Arsimit për rektoren dhe u proceduan penalisht për korrupsion dhe shpërdorim detyre Suzana Golemi dhe Donalda Laçej.
Por, sot pas hetimit pedagoget Golemi dhe Laçej dolën ta pafajshme edhe pse u provua se kishin ndërruar notat në sistem./tvklan.al