Ky është momenti kur një i ri u shpëtua nga vdekja, pasi i dëshpëruar për ndarjen nga e dashura me të cilën kishte pasur një lidhje 5-vjeçare, tentoi të hidhej nga lartësia.

Teksa qëndronte i ulur në majë të ndërtesës, 22-vjeçari u tha zjarrfikësve se nuk donte të jetonte më. Ata telefonuan ish-të dashurën me shpresën se do të mund t’ia ndryshonte mendjen dhe ajo erdhi.

E teksa kjo e fundit ndodhej në vendngjarje, i riu e lëshoi trupin në tentativë për t’u hedhur poshtë. Fatmirësisht, punonjësit e zjarrfikëses ndërhynë në kohë duke e kapur nga rrobat.

Pavarësisht se ulërinte dhe u bërtiste që ta lëshonin, ai u tërhoq me forcë dhe u shpëtua. Ngjarja ndodhi në një ndërtesë 6 katëshe në Wenzhou City, të Kinës.

/tvklan.al