52-vjeçari Eduart Reçi që u qëllua me një plumb në kokë rreth mesnatës të së mërkurës në Tiranë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Viktima u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar në rrugën e Elbasanit në kryeqytet pranë pallatit që ai kishte ndërtuar dhe ku banonte vetë, pranë dy fakulteteve që ndodhen në atë zonë. Mësohet se 52-vjeçari ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimit.
Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor që po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët. Ngjarja po konsiderohet një atentat, por ndërkohë shkaqet mbeten ende mister.
Shkaqet mbeten të paqarta.
Familjarët e 52-vjeçari Eduart Reçi që u vra në Tiranës mesnatën e së mërkurës mohojnë që i afërmi i tyre të ketë patur konflikte me persona të tjerë.
Gazetari i Klan News Besar Bajraktari ka mësuar nga burime brenda grupit hetimor se familjarët e viktimës të cilët janë pyetur pas atentatit, kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni të nodnjë përplasje që mund të ketë patur 52-vjeçari Reçi me persona të tjerë.
Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor i një drejtorie në institucionin e SHISH.
Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në vendin ku u qëllua me një plumb në kokë Eduart Reçi.
Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përtokë. Kamerat e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës.
/tvklan.al