Familjarët e 52-vjeçari Eduart Reçi që u vra në Tiranës mesnatën e së mërkurës mohojnë që i afërmi i tyre të ketë patur konflikte me persona të tjerë.
Gazetari i Klan News Besar Bajraktari ka mësuar nga burime brenda grupit hetimor se familjarët e viktimës të cilët janë pyetur pas atentatit, kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni të nodnjë përplasje që mund të ketë patur 52-vjeçari Reçi me persona të tjerë.
Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor i një drejtorie në institucionin e SHISH.
Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në vendin ku u qëllua me një plumb në kokë Eduart Reçi.
Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përtokë. Kamerat e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e së mërkurës në rrugën e Elbasanit në Tiranë, pranë pallatit që sipërmarrësi kishte ndërtuar ku banonte edhe vetë.
/tvklan.al