Trajneri Erik Ten Hag u shkarkua nga drejtimi i Manchester United pas humbjes ndaj West Ham.
Megjithatë, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, ky vendim do i kushtojë jo pak arkave të “djajve”.
Sipas asaj që raportohet nga “Goal”, Manchester United, do i paguajë një dëmshpërblim prej 21.5 milionë euro trajnerit holandez, për ndërprerjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.
Anglezët mund të kishin shpëtuar një pjesë të rëndësishme të kësaj shume, nëse nuk do të kishin rinovuar kontratën në muajin Qershor të këtij viti. /tvklan.al