Manchester United ka gati trajnerin e ri. Anglezët kanë zgjedhur Ruben Amorim, si pasuesin e Erik Ten Hag, i cili u shkarkua për mungesë rezultatesh.

Sipas raportimeve nga Portugalia, drejtuesit e Manchester United dhe trajneri Amorim, janë në fazë të avancuar bisedimesh dhe marrëveshja duket shumë pranë.

Tekniku 39-vjeçar ka dhënë miratimin e tij për tu ulur në stolin e “djajve”, ndërsa mbeten për tu zgjidhur çështjet mes dy klubeve.

Synimi te Manchester United, është që ta mbyllin akordin sa më shpejt, pasi duan që Amorim të jetë në stol, që në ndeshjen ndaj Chelsea, më 1 Nëntor.

Amorim ka kontratë me Sporting Lisbona deri në vitin 2026 dhe klubi anglez, ka vendosur të paguajë klauzolën prej 10 milionë eurosh për ta marrë. /tvklan.al