Georg W Bush ka nisur udhëtimin e fundit të tij në Europë si Presidenti i Amerikës. Të hënën ai mbërriti në slloveni ku po mbahet samiti vjetor mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.
“Udhëtimi im i parë në Europë nisi në slloveni dhe i fundit po ashtu”, tha Bush gjatë takimeve me presidentin slloven Danilo Turk dhe Kryeministrin Janez Jansha në kështjellën e Bërdos pak orë para samitit. Jashtë çdo komunikimi diplomatik, Presidenti amerikan shprehu vlerësim të jashtëzakonshëm për bukuritë natyrore të Sllovenisë.
Në takimin e nivelit të lartë të këtij viti përfaqësuesit e SHBA dhe BE do të diskutojnë rreth situatës në Kosovë, Ballkanin perëndimorë, paqes në lindjen e mesme, sigurisë globale dhe krizës së çmimeve të ushqimit që ka përfshirë planetin tonë në më pak se 1 vit.
Pritet që përfaqësuesit e BE-së të udhëhequr nga Kreu i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, do t’i kërkojnë SHBA-së heqjen e vizave për vendet anëtare të BE-së. Në fund të samitit do të miratohet një deklaratë me konkluzionet e përbashkëta të dallura nga ky takim./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj