Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se është gjobitur nga UEFA me mbi 41 mijë euro për problemet e shkaktuara nga tifozët në ndeshjet e tetorit më Gjeorgjinë në shtëpi dhe Ukrainën në transfertë.
Me përfaqësuesen gjeorgjiane ndëshkimi ka ardhur për bllokimin e shkallëve në stadiumin “Air Albania”, fishkëllimat e himnit të miqve dhe hedhjen e sendeve në fushë.
Për sfidën me Ukrainën në Pragë u morën masa për pushtimin e fushës.
Tv Klan