Gazetari: “Zotëri me sa e keni blerë karburantin sot?”

Qytetari 1: “1 mijë e 650, një 5 lekësh kanë ulur ajo e pandjeshme është.”

Qytetari 2: “Nuk e ulin, nuk duan t’ia dinë fare.”

Gazetari: “E përballoni dot çmimin?”

Qytetari 3: “Po tani ato dy lekë që sjellim nga Greqia i lejmë këtej.”

Qytetarja 1: “Çmimi 10 mijë lekësh me ik në Durrës e me ardh patjetër.”

Qytetari 4: “Sot kemi harxhuar nja 10 mijë lek.”

Gazetari: “Me sa lek ishte litri?”

Qytetari 4: “Me 1 mijë e 600 leke.”

Gazetari: “Duket shumë apo krahasuar me disa javë përpara?”

Qytetari 4: “Ka vajtur sa në Itali ka vajtur, shumë, shumë shtrenjtë.

Konsumatorët shqiptarë nuk e kanë aspak gabim. Është fakt që tregtarët e hidrokarbureve në vend janë mjaftuar me një ulje prej vetëm 3% të çmimeve. Ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare prej disa javësh tashmë, nafta po kuotohet në nivelin 111-113 dollar për fuqi.

Thënë ndryshe çmimi i naftës është ulur me 23%. Këto janë tabelat e çmimeve të karburanteve të cilat ka fiksuar kamera e televizionit Klan këtë fundjavë në disa prej pikave të pakicës në kryeqytet. Me sa duket grosistët nuk kanë ndërmend të ulin më tej çmimet.

Megjithëse se sipas ekspertëve në situatën aktuale të bursës e arit të zi, një gjë e tillë është krejtësisht e mundshme./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro