Ish-ministri Lefter Koka është dënuar nga GJKKO me 5 vjet e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ndërsa është dënuar edhe me 6.8 vite heqje lirie për atë të Fierit.

Në seancën që po zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme, Koka ka thënë në sallën e gjyqit se është i pafajshëm. Ai ka kërkuar llogari edhe për ndarjen e çështjeve të inceneratorit, duke pretenduar se qëllimi i togave të zeza është që ai të dënohet sa më shumë.

“Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si peshkun e madh, por nuk jam unë peshku i madh. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguajë biletat e udhëtimit Mirel Mërtiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion. Avokatët e tij thanë që biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë sesa lidhja e kontratës. Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta?

E keni gabim, dëgjova prokurorin sot… Ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Megjithëse ka kaluar një vit, konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë nën presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më denoni sa më shumë mua?!”, mësohet të ketë thënë ish-ministri para togave të zeza.

SPAK kërkoi sot në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Po ashtu edhe ndryshimin e vendimit për ish-ministrin Koka.

/tvklan.al