SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Po ashtu ndryshim kërkohet edhe për vendimin ndaj ish-ministrit Lefter Koka.

Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg.

Ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe akuza për “shpërdorim detyre”. Kujtojmë se ish-ministri është dënuar në Shkallën e Parë Antikorrupsion me 5 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Edhe për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke bërë që vendimi të mos marrë formë të prerë./tvklan.al