Viti i ri akademik do të nisë më 2 Nëntor. Urdhrin e ka firmosur vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Në muajin Nëntor, studentët do të kthehen në auditore.

Në urdhrin e Kushit thuhet se në përfundim të regjistrimit të studentëve fitues, universitetet duhet të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “trajtimi i studentëve”, sh.a listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ky vit i ri akademik do të zhvillohet ndryshe nga vitet e tjera. Për shkak të pandemisë mbetet një sfidë e vërtetë zhvillimi i leksioneve në universitete.

Megjithatë Ministria e Arsimit ka përcaktuar protokollet e sigurisë ndërkohë që thotë se ka edhe skenarë të ndryshëm për mënyrën e zhvillimit të mësimit./tvklan.al