Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen e përmbylli vizitën e saj në Tiranë me një takim prej 30 minutash në me Presidentin Barjam Bergaj. Në këtë takim kreu i shtetit ka përgëzuar von der Leyen për vendosjen e integrimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE në krye të përparësive përgjatë mandatit të dytë të saj si Presidente e Komisionit Evropian. Gjithashtu, Begaj gjatë bashkëbisedimit ka vlerësuar rolin e Presidentes së Komisionit Europian për të përshpejtuar hapjen e të gjithë kapitujve me Shqipërinë deri në fund të vitit 2025.
Presidenti i Republikës i shprehu mirënjohje Presidentes së Komisionit Evropian për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugëtimin evropian, teksa nënvizoi edhe rëndësinë e mesazheve në samitin e fundit të Berlinit, si dhe miratimin nga BE-ja të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ndërkaq, në një reagim në rrjetin X , presidentja e Komisionit Europian vlerësoi angazhimin personal të presidentit për të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe angazhimin për integrimin dhe prosperitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen nisi turin e takimeve në rajon me vizitën saj në Tiranë pasditen e së mërkurës me një takim me Kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me kreun e qeverisë, von der Leyen përgëzoi qeverinë shqiptare arritjet e deri tanishme të vendit tonë drejt integrimit të Europian. Gjithashtu, ajo vlerësoi dhe reformat e ndërmarra në vendin tonë, të cilat i shërbejnë integrimit të vendit. Pas vizitës në Tiranë, Ursula von der Leyen do të vijojë takimet dhe me krerët e shteteve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Klan News