Një ditë pas ndarjes tragjike nga jeta të Nëntetares Zarife Hasanaj, drejt Letonisë është nisur një Task Forcë e ngritur me urgjencë për ngjarjen ku humbi jetën ushtarakja shqiptare.
Bashkë me autoritetet letoneze, Task Forca do të ndjekë hetimin e plotë për vdekjen e efektives Hasanaj në Kamp Adazi. Në grupin që do merret me hetimin, ka përfaqësues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit.
Mëngjesin e kësaj të marte në bazën ushtarake Camp Adazi u zhvillua ceremonia e nderimit për Nëntetaren e ndjerë Zarife Hasanaj ndërsa po bëhen gati procedurat për kthimin e trupit në atdhe ditën e enjte. Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do të dërgohet pranë familjes se saj. Ceremonia shtetërore e lamtumirës për ushtaraken nga Tropoja do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes.
Në Letoni mbërriti edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila vizitoi dy ushtaraket e plagosur. E rënduar vijon të jetë gjendja shëndetësore e Major Klodian Tanushit që është dhe komandanti i kontigjentit, ndërsa reshteri Juliaj Kapajn ka kaluar rrezikun.
Tv Klan