Lajme Arkiva 2003
“Utopos Tirana Bienale 2” do të hap dyert për të gjithë publikun në datën 12 shtator në Galerinë Kombëtare të Arteve. Do të jenë plot 121 artistë nga 39 vende të ndryshme të botës, të cilët do të sjellin në shtator punimet e tyre në Shqipëri.
Edi Muka: Në ndryshim nga edicioni i parë ka një përzgjedhje të të gjitha këtyre propozimeve që kanë ardhur pranë Bienales së Tiranës i bërë nga organizatorët e bienales në bazë të konceptit që është shpërndarë paraprakisht për këdo që ka qenë i interesuar të aplikojë pranë nesh.
Kuratorët Muka dhe Qendro këtë vit kanë vendosur ta titullojnë bienalen ko rastësisht “Utopos” që në greqishten e vjetër njihet si një ishull imagjinar ose si toka e asgjëkundit. Në shtet vend ideal ku arrihet përsosja e marrëdhënieve mes ligjit dhe politikës, pra një sistem vizionar i përsosjes social-politike i përshkruar edhe në librin e shkrimtarit të njohur Tomas Man me të njëjtin titull “Utopos”.
Ngjarja më e madhe e artit në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin do të realizohet edhe këtë vit me përpjekjen e përbashkët të Institutit të Bienales së Tiranës, Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj Edi Rama.
Edi Rama: Bienalja mund të them me siguri të plotë bën pjesë ndër ato aktivitete që zhvillohen në Tiranë, por që rendisin Tiranën ndër kryeqytetet evropiane dhe që e fokusojnë vëmendjen ndaj Tiranës me një mënyrë shumë të veçantë dhe shumë dinjitoze.
Ky i sivjetmi do të jetë Edicioni i Dytë i Bienales së Tiranës. Edicioni i dy viteve më parë duke qenë dhe një risi në artin pamor shqiptar, solli dhe mjaft debate. Një prej pjesëmarrësve në këtë konkurs ndërkombëtar, fotografi gjerman u mësua se ishte akuzuar në shumë shtete për pedofili. Në bienalen e Tiranës ai u paraqit me një fotografi me 4 vajza të mitura nudo.
Kompania e telefonisë celulare AMC do të jetë mbështetësja kryesore e “Utopos Tirana Bienale 2” AMC do të sponsorizoj edhe një çmim special në bienale që do të quhet çmimi i AMC-së./tvklan.al