Kryetari i Grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka përshëndetur deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu.

Por sipas Vasilit ambasadori u kujdes të mos përmend emrin e kryekriminelit që për LSI është kreu i qeverisë. Vasili kërkoi që ambasadorët Lu dhe Vllahutin të reagojnë dhe lidhur me organet e Vettingut të cila qeveria po përpiqet t’i vendos nënkontroll.

“Pa Vetting të pavarur nuk ka efikasitet nga krimit. Ambasadori Lu tregoi me gisht banditët. Lu dhe Vlahutin të ushtrojnë autoritetin e tyre. Vettingu po kapet nga qeveria shqiptare”,

tha Vasili.

Fjala e Vasilit:

“Grupi parlamentar i LSI mori vendimet për disa zhvillime të rëndësishme të jetës në vend. Grupi mbështet plotësisht nismën e deputetit të qarkut të Dibrës  Përparim Spahiu për statusin e minatorit.

Gjithashtu grupi parlamentar shqyrtoi me shumë vëmendjen në mënyrë të veçantë qëndrimet e deklaratën e ambasadorit Donal Lu lidhur me adresimin e problematikës së rëndë që po përjeton vendi lidhur me krimit të organizuar dhe me efikasitetin tepër të ulët ose inegzistent të luftës ndaj krimit dhe bandave që e përfaqësojnë atë dhe ndan të njëjtin shqetësim me atë të ambasadorit amerikan lidhe me këtë ccështje e cila po komprometon jo vetëm imazhin e vendit por dhe sigurinë e qytetarëve. Zonja Monika Kryemadhi i është drejtuar z. Lu dhe znj. Vlahutin, pasi pa një Vetting të pavarur dhe me integritet të lartë nuk mund ë ketë luftë efikase dhe një drejtësi e kapur nuk mund ta kryente kurrë këtë.

I jam drejtuar ambasadorit Lu dhe ambasadores Vlahutin që të ushtrojnë të gjithë autoritetin e tyre për t’i kthyer mbrapsht vendimet”.

/tvklan.al