Brenda këtij muaji pritet të nise edhe në Shqipëri vaksinimi kundër gripit A H1N1.
Punonjësit e sistemit shëndetësor në vend do të jenë të parët qe do ta marrin atë. Vaksina kundër virusit pandemik pritet të mbërrij në vend në fund të Nëntorit.
Gjate ditëve të fundit numri i të infektuarve ka patur rritje, ndaj Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të vaksinojë në një kohë sa më të shpejtë mjekët që kanë kontakt me të infektuarit.
Fatbardh Spahija: “Dje u bë një mbledhje pikërisht për të diskutuar mbi situatën, mbi gripin e derrit nën drejtimin e ministrit, kategoria e parë e cila do të përfshihet në vaksinim do të jenë punonjësit e sistemit shëndetësor, pastaj janë edhe në linjën e parë të luftës, janë ato persona të cilën kanë probabilitetin më të madh të preken nga gripi i derrit”.
Vaksina që kundër gripit te derrit nuk është e mjaftueshme për vaksinimin e të gjithë popullatës, ndaj nuk do të shitet në farmaci. Ajo do të injektohet falas, në disa grupe: ne administratën publike, gratë shtatzëna apo fëmijët./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami