Këngëtarja Valbona Mema rrëfeu këtë të shtunë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan kënaqësinë që ndjen kur i shtron iftarin djalit të saj, i cili agjëron prej vitesh.
Edhe pse prej kohësh në karantinë, Mema thotë se këtë kohë e ka shfrytëzuar në maksimum për të pushuar dhe për të kaluar kohë me fëmijët, gjë të cilën në kushte normale nuk ia lejon edhe aq profesioni dhe turnetë në botë.
Rudina: Ke qenë me ta në këtë periudhë? Jetojnë me ty të dy fëmijët?
Valbona Mema: Po, po, ne jemi 3 pjesëtarë në familje, plus Roki (qeni) që normale është pjesëtar i familjes sonë. E kam shijuar në maksimum, kam gatuar, i kam ushqyer. Pavarësisht se djali është me ramazan këto kohë.
Rudina: Agjëron djali?
Valbona Mema: Po, ka vite që agjëron. Kënaqësia më e madhe e imja është kur i shtroj iftarin dhe syfyrin. Në momentin që ai pi ujë, unë ia bëj, uh… u çlirova. Se më duket sikur…ngaqë gjithë ditën nuk ha dhe nuk pi.
Rudina: Po ti vetë ke provuar ndonjëherë të agjërosh?
Valbona Mema: Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës në punë edhe kur ka rënë Ramazani dhe është normale që ne punojmë e këndojmë dhe duhet të lagim fytin me ujë ose të hamë diçka. Po është një gjë shumë e mirë. Të thashë është një kënaqësi që më është dhënë këto muaj dhe shikohet në gjithçka timen.
Rudina: Dukesh e relaksuar, dukesh e relaksuar dhe shumë e bukur sot. /tvklan.al