Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e quajti “të turpshëm” propozimin e presidentit francez Emanuel Makron për vendosjen e embargos së armëve ndaj Izraelit.

Netanjahu mësohet se ka patur një bisedë telefonike me Presidentin Macron. Zyra e Kryeministrit izraelit informoi se Netanjahu i ka bërë të ditur se vendosja e embargove ndaj Izraelit do t’i shërbejë Iranit dhe përfaqësuesve të tij.

Ndërkohë që Izraeli ka shpallur 7 Tetori si gjendje emergjente. Teksa pritet kundërpërgjigjia ndaj Iranit që për Kryeministrin izraelit do të jetë e ashpër, Irani ka anuluar fluturimet ajrore deri të hënën.

Banorët e Bejrutit përjetuan natën më të vështirë deri më tani të bombardimeve izraelite. Siç duket edhe nga këto filmime, bombat e rëna mbi kryeqytetin libanez shkaktuan re gjigante tymi. 23 persona humbën jetën dhe 100 të tjerë u plagosën, ndërsa në shenjestër ishin pozicionet e Hezbollahut.

Natë e përgjakshme nga bombardimet edhe në Gaza, ku bombat shkatërruan një shkollë duke vrarë 26 persona. Sipas ushtrisë izraelite, ndërtesa shërbente si qendër komande dhe kontrolli për militantët e Hamasit.

Tv Klan