Henk Van Den Dool: “Procesi i liberalizimit të vizave siç është thënë tashmë është një proces teknik dhe jo politik. Rruga që do të çojë Shqipërinë në arritjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve në zonën Shengen është e qartë. Janë disa standarde që duhet të plotësohen mes të cilave lufta ndaj korrupsionit, trafiku  i qenieve njerëzore, siguria e kufijve etj. Ka patur dhe vazhdon të ketë disa misione ekspertësh evropianë, të cilët po monitorojnë në Shqipëri ecurinë e këtij procesi, dhe bazuar mbi raportet që ata do të hartojnë, Këshilli Evropian do të marrë vendimin final për rastin e Shqipërisë. Përshtypja ime është se këto 7 muaj të mos funksionimit të parlamentit kanë ndikuar në vonesën e finalizimit të procesit të liberalizimit të vizave”./tvklan.al