Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas dhunimit të koordinatorit të LSI në Fushë Krujë, si dhe kryetares së LSI dhe LRI në Pukë, nga persona ende të pa identifikuar
Në një prononcim në rrjetet sociale, Vasili i bëri thirrje qytetarëve që të mos i kursejnë ata që ai i cilësoi “delinkuentë” të Rilindjes dhe t’i ndëshkojnë me votë, më 25 Qershor.
“Delinkuentët e Rilindjes së zhytur në llumin e krimit dhe të dhunës do ta marrin ndëshkimin e merituar në 25 Qershor. Qytetarë, mos i kurseni!”
, shkruajti Vasili.
Më herët, në dy reagime të zyrës për shtyp të Lëvizjes Socialiste për Integrim thuhej se pas dhunës fshihen militantë e drejtues të Partisë Socialiste./tvklan.al