Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka folur me gazetarët menjëherë pas përfundimit të seancës së Kuvendit ku u miratua lista e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Vasili tha se është i kënaqur që u konkludua ky proces edhe pse mund të ishte bërë që më parë. Sipas Vasilit, sot ka përfunduar koha e qeshjeve dhe nënqeshjeve që është bërë ndaj qytetarëve. Edhe në këtë prononcim për mediat, kryetari i LSI nuk harroi të sulmonte kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ky i fundit nuk ka bërë asnjë gjë këto katër vite, por vetëm ka qeshur.
“
Jam i kënaqur jo vetëm për shkak të dëshirës së Lëvizjes Socialistë për Integrim por edhe gjithë motivimin që në kemi pasur që në fillim të kësaj reforme sa më solide dhe që respekton të gjitha standardet e Komisionit të Venecias. Sot që ky proces u zgjatë në mënyrë të panevojshme u konkludua dhe besoj që hapi i parë i rëndësishëm u hodh.
Ka mbaruar koha e qeshjeve qesharake dhe përqeshjeve që njerëzve dhe halleve të tyre u është bërë deri më sot. Ai vetëm ka qeshur nuk ka bërë asnjë gjë në këto katër vjet.
Përfshirja e krimineleve në kandidim në Kuvend e në bashkitë e vendit krijoi një situatë, e cila vonoi Reformën në Drejtësi dhe për këtë Rilindja është përgjegjësja kryesore. Siç e dini nga dje i është kërkuar kryeministrit të mos ketë polici”./
tvklan.al