Spiker: Drini Zeqo

Headlines 18 janar 2025

Vota e emigrantëve, Rama: 3 arsye pse të votojnë. Berisha: T’u jepet e drejta edhe atyre me pasaporta të huaja

Mazhoranca dhe opozita kerkojne te terheqin sa me shume emigante ne votimet e 11 majit. Kryeministri Rama thote se emigrantet kane 3 arsye te forta per te votuar, ndersa Berisha kerkon qe te votojne edhe ata me pasaporta te huaja.

AMP: Asnjë presion ndaj punonjësit të policië rrugore. Ministri i Brendshëm: S’ka polic që të ketë tentuar vetëvrasjen

Arrestohet Elvis Gaçaj. U kap me armë zjarri, i hetuar për disa ngjarje të rënda kriminale

Policia arreston Elvis Gaçajn, nje emer i njohur per drejtesine, pasi ka qene i hetuar per perfshirje ne disa ngjarje te renda kriminale. Ai u kap ne Tirane pasi u gjet me nje pistolete dhe me lende narkotike ne makine.

Në Shqipëri hyjnë 100 mijë automjete në vit. 8 mijë dalin nga qarkullimi

Ne Shqiperi hyjne çdo vit 100 mije automjete, te reja dhe te perdorura, ndersa 8 mije te tjera çregjistrohen.  Të dhënat e Drejtorisë së Transportit Rrugor tregojnë se makinat dalin nga qarkullimi pas 20 apo 25 vitesh qarkullim në rrugë.

Shqiptarët e Preshevës: Diskriminim dhe varfëri Tirana dhe Prishtina të ndërhyjnë te ndërkombëtarët

Shqiptaret e Lugines se Presheves akuzojne Beogradin per diskriminim dhe se i ka lene te jetojne ne varferi. Ata i bejne thirrje qeverive te Tiranes dhe Prishtines qe të ngrenë zërin tek ndërkombëtarët.

Trump, dëbim masiv të emigrantëve që ditën e parë. Gjermania do paguajë Sirianët qe duan të largohen

Donald Tramp do të nisë dëbimin masiv të emigrantëve që në ditën e parë të punës me një operacion që do të fillojë nga Çikago.  Një tjetër zgjidhje po aplikon Gjermania që do të paguajë 1700 euro çdo sirian që dëshiron të kthehet në vendin e tij.

/tvklan.al