Petrit Vasili: “Ju bëjmë thirrje këtyre forcave politike për të hequr dorë nga përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve me çdo lloj forme presioni apo mjetesh anti-ligjore. Kërkojmë qartë dhe prerë që të respektohet kodi zgjedhor i miratuar nga vetë këto dy forca politike si dhe të gjitha procedurat e ligjshme të ankimimit për pa rregullsi ndaj këtij procesi si dhe institucionet e ngarkuara me ligj për ta bërë këtë. Edhe njëherë në mënyrë përfundimtare ju bëjmë thirrje Berishës dhe Ramës që të presin me qetësi rezultatin e zgjedhjeve, të mos pengojnë më tej komisionet e administrimit zgjedhor që ato në respekt të ligjit të mbyllin sa më shpejt këtë proces të stërzgjatur dhe të politizuar në mënyrë që ai të mos degjenerojë më tej në sherrnaja të rëndomta ordinere politike sepse interesat e vendit, imazhi i tij dhe e ardhmja janë shumë më të rëndësishme sesa interesat e ngushta partiake”./tvklan.al