Ankaraja hapi kufijtë, Athina kërkon ndihmën e BE
Pasi Turqia u hapi portat, sirianët po dynden drejt Greqisë si nga toka ashtu edhe nga deti. 16 varka me refugjatë sirianë mbërritën në ishullin grek të Lesbosit gjatë orëve të fundit. Bëhet fjalë për më shumë se 400 refugjatë që kanë mbërritur në këtë ishull nga brigjet turke.
Ministri turk i Brendshëm Süleyman Soylu njoftoi përmes Tëitterit se mbi 76 mijë refugjatë kanë mbërritur pranë kufirit me Greqinë, gjatë orëve të fundit, në përpjekje për të vijuar rrugëtimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Nuk kanë munguar edhe përplasjet e refugjatëve me forcat greke të kufirit. Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias kërkoi mbajtjen e një mbledhjeje emergjente për të ministrave të Jashtëm të BE-së për këtë situatë.
Gjatë javës, Turqia vendosi të mos pengojë më kalimin e refugjatëve sirianë drejt Europës, pas mungesës së mbështetjes nga perëndimi për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri dhe pas vrasjes së 33 ushtarëve turq nga bombardimet e forcave të Assad-it në veri të këtij vendi.
Tv Klan