Rritja e pagave në industrinë e turizmit është një arsye më shumë sipas Kryeministrit Rama që emigrantët shqiptarë të kthehen në atdhe. Në podkastin e rradhës, ku të ftuar ishin dy bartender shqiptarë që jetonin jashtë, Rama foli për paga konkuruese duke sjellë si shembull fqinjin tonë jugor.
Edi Rama, Kryeministër: Me çfarë shikoj unë në këtë sektor pagat janë konkurese me Athinën. Rrinë andej paguajnë dhe qira shumë më të rënda, paguajnë dhe taksa shumë më tepër, paguajnë dhe transport, dhe nuk vijnë këtu që të futen në këtë industri të re, bartender ku pagat janë njësoj si atje. Nuk them se të gjitha kudo, por realisht janë njësoj konkurruese. Pesho se çfarë ngelet në fund.
Jo vetëm në fushën e turizmit, që sipas kryeministrit ndikoi në rritjen ekonomike, si pasojë e zgjerimit të konsumit, investimeve dhe të të ardhurave nga ky sektor, por qeveria thotë se tregu vendas ka nevojë edhe për njerëz të kualifikuar në ndërtim, të cilët kanë të njëjtin standart të trajtimit financiar si në vendet e BE-së.
Edi Rama, Kryeministër: Është çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, dhe të mos vish këtu kur kërkesa është shumë e madhe për njerëz të kualifikuar dhe paga është super. Dhe me këtë dritare do ta hapim në Athinë Milano, Gjermani patjetër për ti dhënë oferta konkrete të tregut.
Duke e cilësuar bartenderin një hapësirë të re në industrinë e turizmit, Kryeministri rrëfeu edhe pasjonin e Zahos së vogël.
Edi Rama, Kryeministër: Në çdo rast kur sheh një bar, shkon atje përzihet me ata dhe vjen me koktej. Mbase një ditë do ta marr dhe t’i bëni një demonstrim se si përdoren këto sepse unë mund t’i përdor vetëm për të përzier bojëra. Unë jam shumë injorant në këtë fushë.
Tv Klan