Policia e Shtetit vazhdon kontrollet në pikat e llotove, të cilat sipas ligjit të ri janë të paligjshme që prej datës 1 Janar 2019.
Në Mallakastër u konstatua një subjekt që shërbente për zhvillimin e lojërave të fatit. Policia sekuestroi një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa.
Për këtë rast u procedua penalisht në gjendje të lirë 26-vjeçari me iniciale K.M. për veprat penale “organizim i llotarive të palejuara” dhe “vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Policia thotë se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Shqipërinë.
/tvklan.al