Rikonstruksioni i segmentit rrugor Pushimi i shoferit-Divjakë është duke ecur me ritme të shpejta.

Punimet e kryera në lotin e parë të rrugës kanë të bëjnë me zgjerimin e saj dhe hedhjen e shtresës së stabilizantit.

Afati i përfundimit të rrugës është 2 vjet e 2 muaj, por me këto ritme ky aks pritet të përfundojë më parë.

Fondi për rikonstruksionin e këtij aksi është dhënë nga buxheti i shtetit dhe ka një vlerë prej 6.2 mln lekësh.

Rruga ka një gjatësi prej 25 km dhe gjerësi 5.5 metra. Gjatë punës është vënë në dispozicion një autobot uji, i cili vadit rrugën për të shmangur ndotjen e mjedisit. Ky segment rrugor lidh tre komunat më të mëdha të rrethit të Lushnjës dhe bashkinë e Divjakës me autostradën Lushnje-Fier, duke i dhënë një mundësi tjetër zhvillimi kësaj zone./tvklan.al