Luzhiana Abazi: “ Ka disa muaj që është një problem i tillë i hapjes së rrugëve, të cilat sapo janë bërë nga investimet e njësisë bashkiake, edhe rrugë që janë rrugë qendrore të bëra nga vetë Bashkia e Tiranës. Problemi është që këto duhen riparë dhe ribërë në sensin që në qoftë se ju i hapni këto rrugë a rikthehen ato në gjendjen e mëparshme. Fakti konkret si kjo rrugë ka dhe rrugë të tjera që sapo janë mbaruar dhe nuk rikthehen në gjendjen e mëparshme. Kush përgjigjet për këto rrugë të prishura? Duhet të rihapim dhe një herë fonde për t’i ribërë këto rrugë dhe unë këtu me vete kam disa shkresa të cilat flasin për një kërkesë që mua Telekomi ma ka bërë që në Prill të vitit 2008, ku i jam drejtuar kryetarit të bashkisë në atë kohë, i cili ishte kundra hapjes së rrugëve dhe mendonte që nuk rikthehen në gjendjen e mëparshme dhe mesa kam unë informacion vetë kryetari i bashkisë i ka vënë një masë gjobe Albtelekomit në atë kohë dhe sot gjendemi para një fakti ku këta punonjësit e Albtelekomit punojnë me një leje nga ndërmarrja e bashkisë së Tiranës. Kush jep përgjigje për një gjë të tillë? Unë mendoj vetëm bashkia e Tiranës.”/tvklan.al