Fjorald Zguro: “Përfundimi i punimeve për riparimin e shtresave asfaltike këtu ne superstradën Tirane-Durrës është çështje ditësh. Sipas drejtuesve te drejtorisë se përgjithshme te rrugëve thonë se brenda datës 6 Qershor kjo rrugë do të hapet për kalimin normal të automjeteve në të dyja anët e saj”.

Nisur ne Janar te këtij viti puna për riparimin e asfaltit te dëmtuar ne te gjithë gjatësinë prej rreth 32 kilometrash nga Tirana ne Durrës ka hyre ne fazën finale, madje pritet te përfundojë përpara afateve te kontraktura.

Skënder Cota: “Afati kontraktual është në fund të Qershorit, por firmat janë mobilizuar më shumë se ç’është kërkuar dhe presim që shumë shpejt për punë ditësh, ndoshta me datë 5 ose 6 Qershor punimet përfundojnë.”

Sipas zv/drejtorit te përgjithshëm te rrugëve puna për rehabilitimin e gjithë gjatësisë së autostradës është bere edhe më e vështirë nga cilësia e dobët e punimeve te kryera gjate ndërtimit te saj rreth 7 vjet me pare.

Skënder Cota: “Sipas provave laboratorike cilësia ka qenë tmerrësisht e dobët. Kemi ndërhyrë sipas vendit, dmth, në shtresa të ndryshme kemi ndërhyrë. Edhe në stabilizantë janë vendosur drenazhe me ndërhy në konglomerat dhe natyrisht shtresa e fundit e tapetit, e cila është një shtresë asfaltike me parametra të përmirësuara”.

Stresi i drejtuesve te automjeteve, te cilët po detyrohen te lëvizin me shpejtësi te kufizuar ne këtë segment rrugor, nuk ka për te zgjatur edhe shume dite.

Riparimi i shtresave te dëmtuara asfaltit, me shtresa te reja te një cilësie më te larte në të gjithë gjatësinë e autostradës garanton një jetëgjatësi me te madhe, ndryshe nga sa ka ndodhur deri me tani kur rruga ishte krejt e arnuar nga gropat dhe problemet e tjera burim aksidenti.

Por krahas kësaj, autostrada do te pajiset edhe me një sinjalistikë moderne, e munguar deri me tani, e cila pritet te rrisë ne maksimum sigurinë e lëvizjes ne këtë segment rrugor./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro