Një sherr banal i ka kushtuar jetën një adoleshenti këtë të premte në Durrës.
16-vjeçari A. Gjakozi u godit me thikë gjatë orëve të mesditës nga një tjetër adoleshent, pas një konflikti të ndodhur mes tyre në lagjen Nr.15, në Spitallë.
Adoleshenti mbeti i plagosur me thikë dhe u dërgua në spital. Por fatkeqësisht, pavarësisht ndihmës mjekësore ai ndërroi jetë pak kohë më vonë.
Për ngjarjen në fjalë policia arrestoi 17-vjeçarin D.L.
/tvklan.al