Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai ka apeluar arrestin në burg dhe kërkon një masë më të lehtë sigurie, pasi nuk ka rrezik për prishjen e provave dhe largimin nga vendi.
Seanca në Apelin e Posaçëm do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili është gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin Saimir Tahiri.
Masën e kanë ankimuar edhe 4 nga 6 biznesmenët e akuzuar për korrupsion në këtë çështje. Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula janë kundër masës “detyrim paraqitje”, ndërsa biznesmeni Elman Abdule, i cili është i arrestuar, kërkon një masë më të butë se paraburgimi.
Edhe për ta, kërkesat pritet të shqyrtohen në bashkë me kryebashkiakun Veliaj. Biznesmenët Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi nuk kanë ankimuar vendimin “detyrim paraqitje”.
Kryebashkiaku Veliaj akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për “mosdeklarim pasurie”.
Klan News