Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të arkitektit dhe piktorit të njohur Maks Velo.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj vlerëson figurën e arkitektit të njohur, ndërsa thekson se Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant shumëdimensional, që na la si pajë vepra ikonike në qytet.

“Maks Velo ishte nga ato mendje të bukura që i dha kaq shumë arkitekturës dhe artit shqiptar, pikturës dhe letërsisë. Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant shumëdimensional, që na la si pajë vepra ikonike në qytet. Faleminderit Maks! Ngushëllime nga zemra familjes”, shkruan Veliaj./tvklan.al