Dy vëllezër Dashamiri dhe Eduardi kanë marrë pjesë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, të cilët kanë ardhur nga Italia për t’i bërë surprizë prindërve. Ata nuk kanë qenë prezent në 50-vjetorin e tyre për shkak të angazhimeve dhe sot i kërkojnë falje për mungesën e tyre në këtë ditë kaq të rëndësishme.
Dashamiri: Jemi 4 djem dhe dy vajza, 5 në Itali dhe një motër në Amerikë dhe ditën që bënë 50-vjetorin u ndodh vetëm një vëlla dhe një motër.
Dashamiri tregon se edhe prindërit e tyre jetojnë në Itali, në shtëpi më vete dhe nga fillimi i Qershorit deri në Tetor ata vijnë në Shqipëri. Përvjetori I tyre ishte në 13 Gusht.
Dashamiri: Mami është pika ime më e dobët, prindërit janë të dy pika të dobëta, por mami është ajo më e dobëta. Mami priste që të paktën unë që jam I madhi të isha prezent.
Eduardi: Në datën 12 marr babin në telefon edhe e ndjej pak si të ndrojtur dhe I them si do shkojë festa për nesër. Ai tha që nuk ka festë pa fëmijë. Aty u ndjeva keq, e mora në telefon Dashamirin dhe I thashë, je i sigurt që nuk do shkojmë nesër. Unë kisha prerë biletën për pushime, por do e ktheja nëse ky do ishte dakort. Por për motive të veta nuk e realizoi dhe mendova edhe unë e nënvlerësova. Thashë kur nuk shkon ky që është më I madhi dhe këtë e mbajnë si vëllai i madh dhe babi i vëllezërve.
Dashamiri tregon se kur bënë festën, nëna e tij shikonte nga dera se ndoshta i vjen ndonjë nga djemtë që ishin në Itali. /tvklan.al