Gjykata Speciale dënon qytetarin që donte të korruptonte policin rrugor
Kur bëhen gati një 1 vit nga themelimi i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deri më tani ajo ka dhënë 3 dënime për korrupsion. Dhe i dënuari i tretë nga kjo gjykatë është Enea Nënçe nga Korça i cili tentoi te korruptojë një efektiv policie me 500 lekë. Dënimi për këtë qytetar nga ana e Gjykatës Kundër Korrupsionit u dha për 40 orë punë të detyrueshme për interesin publik.
Por a po e humb funksionin kryesor Struktura e Posaçme atë të hetimit të personave me nivele të larta korrupsioni?
“Urgjentisht komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi duhet ta kufizojë ku SPAK-u dhe Gjykata e Posaçme është bërë për të goditur jakat e bardha, subjekte të cilët janë quajtur peshq të mëdhenj”, tha avokati Vishaj.
Vishaj u shpreh se SPAK-u po bën detyrën në momentin kur godet raste të larte korrupsioni. Por çfarë po ndodh me strukturën e re të ngritur nga Policia e Shtetit, Operacioni Forca e Ligjit ku deri tani janë sekuestruar dhjetëra prona dhe pjesa më e madhe e tyre u janë rikthyer pronarëve?
“Për mua është dështim OFL-ja sepse ka dalë nga veprat penale që duhet të marrë SPAK-u. Ligji është bërë nga njerëz jo profesionistë ose nga njerëz të Policisë së Shtetit që nuk janë juristë ose profesionistë”.
Në lidhje me deklaratat e ministrit Sandër Lleshaj se afati i vlefshmërisë së ligjit do të shtyhet, avokatin Saimir Vishaj thotë nuk e sheh të arsyeshme shtyrjen e tij pa dëgjuar prokurorët e SPAK-ut, juristet apo penalistët.
“Unë nuk dëgjoj dot nga ana emocionale drejtoria e policisë apo Ministria e Brendshme të kërkojë shtyrjen e këtij Akti Normativ pa dëgjuar subjektet e interesit, pa dëgjuar prokurorët e SPAK-ut apo juristë dhe penalistë që ia vlen t’i dëgjosh”.
Klan Plus