Frederik Veseli është nën vëzhgim nga Napoli. Mediat pranë ekipit italian shkruajnë se mbrojtësi shqiptar konsiderohet si një opsion për merakton e verës.
Veseli shihet si një lojtar që mund të mbulojë çdo pozicion në prapavijë. Ai mbërriti te Empoli në gusht të 2016, ndërsa është nën kontratë deri në Qershor të 2021. Te Napoli ai do t’i bashkohet Elseid Hysajt që është kthyer në një lojtar kryesor për ekipin e Sarrit.
Në pritje të lëvizjes është Ergys Kaçe. Mediat qipriote shkruajnë se APOEL Nicosia pritet të përforcohet me mesfushorin shqiptar. Kaçe i cili është pjesë e PAOK Selanik, nuk ka gjetur hapësirë këtë sezon, madje në pjesën më të madhe të rasteve nuk është ulur as në stol.
PAOK nuk do ta humbasë Ergys Kaçe pa një shpërblim, pasi marrëveshja me të përfundon në Qershor të 2020. Kaçe është kërkuar edhe nga Panathinaikos.
Tv Klan