Frederik Veseli duket se do të qëndrojë gjatë tek Empoli. Mbrojtësi i Kombëtares zgjati kontratën deri në 2021 me ekipin toskan që është pjesë e Serisë A.
Marrëveshja e mëparshme përfundonte në vitin 2018, por duket paraqitja e tij është vlerësuar nga drejtuesit.
Veseli u transferua sezonin e kaluar te Empoli duke u aktivizuar në 17 ndeshje të kampionatit. Tv Klan