Që tek vonesat e pagesave deri tek mungesa e infrastrukturës për këtë shtresë
3 Dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar. Drejtuesit e shoqatës së të verbërve, të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve kanë kërkuar më shumë vëmendje nga autoritetet. Sipas tyre personat me aftësi të kufizuar janë lënë në harresë.
Ata kanë denoncuar edhe mos marrjen e pagesës së paaftësisë në disa bashki.
Personat me aftësi të kufizuar, përbëjnë 4.8 % të popullsisë së vendit, në shkallë vendi janë rreth 142 mijë invalidë. Çdo ditë të jetës së tyre ata përballen me barriera dhe pamundësi në marrjen e shërbimeve për shkak edhe të mungesës së infrastrukturës.
Shumica e tyre kanë probleme shëndetësore, mundësi më të pakta ekonomike, dhe pamundësi për të vijuar arsimin e mesëm dhe sidomos atë të lartë.
Klan Plus