Nuk ka fund “makthi” i dëmtimeve për David Alaba. Mbrojtësi austriak mungoi për rreth 13 muaj, pas dy operacioneve, fillimisht në ligament dhe më pas në menisk.
32-vjeçari u rikthye në Janar, duke u stërvitur për të kapur formën, por një tjetër lëndim e ka lënë jashtë.
“Mundo Deportivo” raporton se Alaba ka shfaqur shqetësime dhe do të jetë jashtë për 2-3 javë. Këtë herë bëhet fjalë për një dëmtim muskulor.
Mbrojtësi do të mungojë ndaj Atletico Madrid në kampionat, por edhe ndaj Manchester City-t në Champions League.
Situatë kritike te madrilenët sa i përket mbrojtjes, ku deri tani kanë humbur edhe Carvajal, Militao dhe Rudiger. /tvklan.al