Një 19-vjeçar në Kukës dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

Sipas asaj që njofton policia i riu është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore ku nga intervistimi paraprak blutë dyshojnë se është vetëplagosur me armë zjarri.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.


Njoftimi i policisë:

Kukës/ Informacion paraprak

Ne spitalin e Kukësit është paraqitur  për ndihmë mjekësore shtetasi B. P., 19 vjeç, banues në Kukës.

Nga intervistimi paraprak dyshohet se shtetasi B. P., është vetëplagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.


/tvklan.al