Ardian Ismajli i ka mahnitur të gjithë këtë sezon, me paraqitjet e treguara në Serie A me fanellën e Empolit.

Mbrojtësi i Shqipërisë, është kthyer në një titullar të padiskutueshëm dhe është një nga më të spikaturit në kampionatin italian.

Duke parë formën e shkëlqyer, në gjurmët e tij janë vënë klube të mëdha, si Juventus, Inter, Fiorentina dhe Napoli.

Interesimet janë konfirmuar edhe nga trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa, i cili duke folur për shqiptarin, tha se mund të mos e kenë pas janarit, duke lënë të nënkuptohet se mund të shitet.

“Ne flasim pak për Ismajlin sepse ekziston rreziku që të mos e kemi në janar”, tha trajneri.

Sipas raportimeve nga Italia, Juventusi duket skuadra favorite për të nënshkruar me Ismajlin, por nuk përjashtohet edhe lëvizja në ndonjë klub tjetër. /tvklan.al