Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një grua ka rënë nga kati i shtatë i një pallati shumëkatësh në lagjen Apollonia. Gazetarja e Klan News, Anila Sefa raporton se si pasojë e lëndimeve që ka marrë, gruaja e moshës rreth 70 vjeç ka ndërruar jetë në spital.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë pritet të zbardhen nga policia rrethanat e ngjarjes./tvklan.al