Ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin zhvilluan mesditën e së premtes  një takim me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj në zyrën e këtij të fundit.

“Forca e Ligjit” dhe Vettingu në Policinë e Shtetit janë dy temat e nxehta që janë diskutuar mes diplomatëve të huaj dhe ministrit Xhafaj.

Në operacionin “Forca e Ligjit” për goditjen e grupeve kriminale dhe aseteve të tyre janë angazhuar ekspertët më të mirë në vend, por edhe europiane dhe të FBI-së.

Ky takim vjen vetëm dy ditë pas mbledhjes së Task-Forcës Qendrore Ndërinstitucionale në kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar./abcnews.al