Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në tunelin e Kalimashit. Siç mund të shihet, makina që drejtohej nga Gjin Malsi, nga Shkopeti i bie nga pas makinës që drejtohej nga një shtetas nga Kosova, në tentativë për të parakaluar.

Nga përplasja e fortë humbi jetën Ediona Sala, e cila ishte pasagjere në mjetin me targa shqiptare. Nga ngjarja mbetën të plagosur 4 persona të tjerë: Sandër Beka, Mariglen Gjoka, Gjin Malsi, Mihrije Zeneli.

Hetimet për aksidentin e rëndë vijojnë./tvklan.al