Kështu i kanë pritur banorët e Thirrës 15 deputetët socialistë të mbërritur në këtë zonë për të inspektuar gjendjen e tunelit Thirrë-Kalimash.

Duke i akuzuar si antikombëtarë dhe kundërshtarë të kësaj vepre madhore që bashkon kombin shqiptar, dhe se po e përdorin edhe këtë rruge për show politik, banorët i kanë përzënë deputetët socialistë nga tuneli dhe nuk i kanë lejuar të futen në të. Madje u kanë sugjeruar që të futen në parlament dhe politikën ta bëjnë atje, e jo rrugëve.

Banori 1: “Unë personalisht si banor i kësaj zone, për herë të parë sot pashë një çudi të madhe që disa deputetë të quajtur deputetë se ata akoma sot nuk kanë marrë mandatin dhe janë persona të cilët janë jashtë politikës së elektoratit që kanë votuar. Kanë ardhur për të mohuar veprën më të madhe që ka bërë në historinë e kombit shqiptar. Që kjo vepër nuk u shërben vetëm zonës tonë, por i shërben të gjithë kombit shqiptar pa dallim politik, është arteria e kombit shqiptar.”

Banori 2: “Sado që të mundohen këta që ta mohojnë kjo nuk është, edhe në kohën e Partisë së Punës janë shemb minierat, por kjo nuk ka zënë asnjë njeri . Asnjë njeri nuk e ka zënë janë shemb nga … gjeologjike do rregullohet, kjo do bëhet prapë hall pa u bërë nuk ka. Këta domethënë ma paçin faqen e zezë kudo që janë, këta nuk kanë trup e njerëzi që vijnë këtu.”

Banori 3: “ Këta lloje njerëzish që vijnë me të tilla motive me të tilla gjëra nuk kanë asnjë lloj burrnie. Këta janë aq faqe zinj sa që vijnë dhe diskutojnë për një gjë të vogël që ka ndodhur në tunelin Thirrë dhe vijnë e bëjnë gjithë këtë jehonë. Këta nuk kanë me çfarë merren dhe dalin si ato gratë e këqija Mos ta zgjasin më, të shkojnë në punën e vet e të futen tek shokët atje po të jenë burra e njerëz që të futen në parlament, ta diskutojnë në parlament jo në rrugë të madhe.”

Pavarësisht irritimit të banorëve, drejtues të firmës Behtel Enka, i kanë sqaruar deputetet socialistë se punimet po mbikëqyren nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë dhe se tuneli do të jetë së shpejti funksional.

Darren Mort: “Sipas opinionit tim ne tani këtu mendoj që kemi ekspertët më të mirë në shkallë botërore, në rang botëror për të patur një figurë të qartë të kësaj çfarë ka ndodhur. Ne nuk e kemi ndërprerë, punë ne po vazhdojmë të punojmë. Ajo që bëmë është që larguam mjetet dhe njerëzit nga zona e rrezikuar dhe po punojmë për forcimin e pjesëve tjera, që kjo shembje mos të ndodhi në vende tjera ose mos të kemi ndonjë të papritur tjetër. Ndërkohë që ne po merremi me sigurimin e zonës dhe do të dal edhe zgjidhja për vendin në fjalë.”

Por ndonëse udhëtuan në këtë zonë, për një çështje të rëndësishme, siç e kanë quajtur ata shembjen e masivit në tunelin që po ndërtohet, deputetët socialistë kanë refuzuar t’i përgjigjen interesit të mediave, por kanë treguar se kanë arritur ta kopjojnë edhe në sjellje kryetarin e tyre.

Gazetari: “Si ju duk udhëtimi në këtë rrugë?”

Erion Braçe: “Pyet Aleksandër Frangajn.”/tvklan.al