Policia ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në tunelin e Kalimashit. Në aksident u përfshinë dy makina. Për pasojë humbi jetën një grua, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur. Viktima është Ediona Sala, ndërsa të plagosur mbetën Sandër Beka, Mariglen Gjoka, Gjin MalsiMihrije Zeneli.

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit“, thotë policia në njoftimin e saj për mediat.

Rrethanat e këtij aksidenti të rëndë nuk dihen ende. Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash-Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklana.al