Sensuale, joshëse dhe plot ritëm janë disa prej cilësive që mund të përshkruajnë më së miri videoklipin më të ri të këngëtares Eni Koçi.
Mban titullin “Hold Up” dhe e sheh Koçin në një bashkëpunim me një artist të ri, të quajtur Blake. Ky projekt i ri muzikor është realizuar nga United Records dhe Black Fish Entertainment.
“Hold Up” është prezantuar këtë të martë, megjithatë në pak orë ka arritur marrë mijëra shikime në YouTube.
Vetë këngëtarja në rrjetet sociale shprehet tepër entuziaste për këtë projekt të ri muzikor. Edhe fansat e saj duket se e kanë pritur mjaft mirë, pasi komentetet kanë qenë shumta./tvklan.al